Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka ekspozuar një sasi të re armësh, municioni e uniforma serbo-ruse, por edhe amerikane e britanike, të fshehura nën një ahur, të cilat janë kapur sot gjatë një aksioni të batisjes në veri pas sulmit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc.
Në videon e postuar në Facebook shihen armë, municion e uniforma të ushtrisë serbe e asaj ruse, por edhe të ushtrisë amerikane dhe britanike, për të cilat Sveçla tha se shpërfaqin planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera.
“Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, ka porositur ai.