​Kallas takoi Kurtin e Vuçiq: Autorët e sulmit terrorist në Zubin Potok të përballen me drejtësinë

Shefja e re e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka pritur sot në takime të ndara në Bruksel kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kallas në një postim në X, ka porositur se rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bazë të marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë, Kallas ka thënë se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA