Tensione në Korenë e Jugut, presidenti shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka shpallur ligjin ushtarak në një adresim të papritur televiziv, duke e cilësuar atë si një masë të domosdoshme për të mbrojtur vendin nga kërcënimet komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar forcat anti-shtetërore, transmeton ATV.

Duke theksuar nevojën për të mbrojtur rendin kushtetues të vendit, ai akuzoi opozitën për simpati ndaj Koresë së Veriut dhe kontroll të parlamentit,

Kjo është hera e parë që nga viti 1980 që shpallet ligji ushtarak në Korenë e Jugut.

Nuk ka raportime për prani të ushtrisë në rrugët e Seulit apo qyteteve të tjera. Opozita e udhëhequr nga Lee Jae-myung e ka dënuar vendimin e presidentit, duke paralajmëruar pasoja të rënda dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në Asamblenë Kombëtare.

Situata mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra midis qeverisë konservatore të Yoon dhe opozitës, e cila ka shumicën në parlament. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA