Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të pritet në takim nga shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Bruksel.
Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar agjenda e Costas, ku bëhet e ditur se takimi do të mbahet me fillim nga ora 09:30.
Pos Osmanit, në të njëjtën ditë Costa do ta presë në takime duke filluar nga ora 10:00 edhe presidentin malazez, Jakov Milatoviq.
Ndërsa sot, Costa në takime i pret edhe liderët e tjerë të shteteve ballkanike përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.