Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë.
Bëhet fjalë për segmentin Kijevë-Dollc LOT-3, ku do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ministria ka njoftuar se ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00 deri në ora 17:00.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: Nga ora 15:00 deri në ora 18:00. Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlenë për të gjitha automjetet. Luten të pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative” – ka njoftuar ministria.