Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj, ku u godit për vdekje një këmbësor.
Viktima u përplas nga vetura në lëvizje dhe fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj, me ç’rast ka bërë të ditur se shoferi i dyshuar është arrestuar.
“Një mashkull kosovar (këmbësor), ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.