Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kontratat njëburimore në qeverinë Kurti për tri vite janë vetëm 70 milionë euro.
Sipas tij, nëse përkthehet për ministri në vit është 1.5 milion euro. Ai në Kuvendin e Kosovës, duke iu reaguar deputetëve opozitarë për akuzat rreth kontratave njëburimore, tha se pretendimet e tyre janë të pavërteta.
“Te kontratat njëburimore të ashtuquajtura të gjitha ministrit bashkë për tre vite i kanë 70 milionë euro. Kur përkthehet për ministri për vit del diku 1.5 milion euro. A e dini se kaq ju i keni dhënë mediave, portaleve. Bile, bile nga lista që ka nxjerr deputeti Muja del se edhe mediave iu keni dhënë me procedurë të negociuar”, tha ai.
Seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar. Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.