​Dhjetëra të vdekur në një ndeshje futbolli

Disa tifozë vdiqën në një rrëmujë në një stadium pas përleshjeve në një ndeshje futbolli të dielën në qytetin Nzerekore, në Guinean juglindore. Videot dhe fotografitë e shpërndara në internet treguan viktimat në tokë. Në një video, mbi një duzinë trupash inerte ku mund të shiheshin që disa prej tyre ishin fëmijë.

Imazhet e pa verifikuara gjithashtu treguan tifozët duke u përplasur mbi muret e stadiumit, përcjellë KosovaPress.

“Qeveria shpreh keqardhjen për incidentet që prishën ndeshjen e futbollit midis ekipeve Labe dhe Nzerekore këtë pasdite në Nzerekore. Gjatë rrëmujës, u regjistruan viktima ,” tha në një deklaratë kryeministri Mamadou Oury Bah.

Ai tha se autoritetet lokale po punojnë për të rivendosur rendin.

Mediat lokale raportuan se rrëmuja ndodhi pasi një sherr shpërtheu mes shikuesve gjatë ndeshjes të së dielës pasdite pas një vendimi të diskutueshëm të arbitrit.

“Dhuna u përshkallëzua shpejt dhe skenat e panikut pushtuan stadiumin, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës ,” raportoi media lokale “Guinee Panorama”.

Ndeshja ishte finalja e një turneu për nder të udhëheqësit ushtarak të Guinesë, Mamady Doumbouya.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA