Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht të vranët për të hënën.
Në pjesën e parë të ditës sipas IHMK vende-vende parashihen riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja”, thuhet në njoftim.