Përgatiti: Kastriot Tahiri
Varaga ishte e qetë të dielën, ndërsa qetësinë e fshatit e prishte vetëm rrjedha e ujit nga kanalit të ibër Lepencit.
Qetësin po, por, rendin e sigurinë zor se mund ta prish dikush, ngase për të, po kujdesej njësia special e Policisë së Kosovës. Rreth, kanalit të ibrit, po patrullohej nga njësia K9-të. Gjatë ditës janë kryer edhe disa bastisje, për të cilat zëvendës drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elsjani ka treguar se janë konfiskuar tre pushkë gjuetie, kurse nuk ka persona të arrestuar.
Përveç tokës, terreni u vëzhgua edhe nga qielli.
Të dielën deri në mesditë, përveç Policisë, as EULEX-i e as KFOR-I, nuk qenë të pranishëm në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Por, më vonë u shtua edhe prania e tyre.
Dikur pasdite, në vend të ngjarjes sërish doli edhe i pari i ministrisë së punëve te brendshme Xhelal Sveçla si dhe ministri I administrimit të pushtetit local Elbert Krasniqi.
“Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë”, tha Sveçla.
Të dy ministrat, u njoftuan nga ekspertet edhe për gjendjen aktuale të kanalit, të cilit iu bë një zgjidhje e përkohshme.
Por sanimit të problemit në tërësi, i duhet edhe pak kohë, megjithatë ujë për qytetarët do të ketë.
Nga rrjedhja e kanalit pas shpërthimit, uji kishte depërtuar në shtëpinë e një çifti serb.
Por, kryetari I komunës, thotë se nga nesër do të angazhojnë një grup punues për ta vlerësuar dëmin e kësaj shtëpie.
Të premten e 29 nëntorit, ne kanalin e ibrit ndodhi një shpërthim për të cilin u tha se ishte sulm terrorist.
Pas këtij sulmi, mëngjesin e 30 nëntorit, Policia e Kosovës kishte filluar bastisjet, ku deri në mbrëmje arriti të sekuestrojë Armë, uniforma, fishekë, zolla dhe pajisje tjera.