Prokuroria thotë se faturat ishin shkaku i vrasjes në lokalin “Kobra City”

Në gjykimi ndaj Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli u dha fjala hyrëse, ku prokurorja speciale Florije Shamolli tha se konflikti që çoi në vrasje e V.C ishin fatura, ndërkaq mbrojtja tha se aktakuza është e pabazuar.

Fillimisht prokurorja Shamolli tha se nga provat materiale dhe personale të siguruar gjatë fazës së hetimeve ka rezultuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale ashtu edhe siç akuzohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Shamolli tha se edhe përmes marrjes së deklaratave në procedurë paraprake të dëshmitarëve është vërtetuar se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprimet përkatëse të përshkruara si në aktakuzë andaj gjykata në fund do t’i gjejë fajtorë dhe do t’i dënojë.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuari, avokati Emrush Kastrati dorëzojë me shkrim fjalën hyrëse dhe duke shtuar se aktakuzë është e ngritur bazuar në 83 prova  materiale dhe se traditë e shqiptarit është që miku të respektohet në shtëpi e jo të gjej vrasjen siç edhe ka ndodhur.

Ndërkaq vet i dëmtuari Behar Cengu tha se personalisht është ushtar dhe se armën nuk e përdor ndaj vëllait duke aluduar se shqiptarët e Shqipërisë duhet të priten si vëllezër në Kosovë.

Gjykimi vazhdoi me fjalën hyrëse të mbrojtësit të Hoxhës, avokatit Florent Latifaj duke thënë se deklarata e dëshmitarëve të marrë në procedurë paraprake përmes hetuesisë së veçantë janë kontradiktore.

I njëjti shtoi se si ka mundësi që dikush i plagosur në këmbë dhe kokë të kalojë kufirin dhe të shkojë në spital pa u vërejtur.

Për të akuzuarin Susuri, fjalën hyrëse e dha avokati Vahir Halili duke thënë se nga provat që do të administrohen nuk do të vërtetohen pretendimet e aktakuzë dhe se ndaj klientit të tij do të nxirret vendim lirues.

Tutje, mbrojtësi Vezajt, avokati Blend Gjini tha se me asnjë provë të vetme që është e listuar si në aktakuzë nuk vërtetohet se klienti i tij ka kryer veprën penale dhe se përkundrazi ka telefonuar dy herë policin dhe ka tentuar të qetësoj situatën në lokal.

Mbrojtësi i Mazrekut, avokati Gent Gjini tha se në qendrat e paraburgimit janë vendosur përgjues dhe se janë përgjuar edhe bisedat e avokatëve me klientet e tyre për çka tha se është shkelur Konventa për të Drejtat e Njeriut dhe duke kërkuar që ato prova të shpalle të papranueshme.

Tutje, mbrojtësi i Badallajt, avokati Jeton Rekathati tha se klienti i tij ka pranuar pjesëmarrjen në rrahje edhe në Polici dhe Prokurori por se me ngritje e aktakuzës ka ndërruar aktakuza ndaj tij dhe se nga provat do të vërtetohet se i njëjti nuk ka kryer veprën penale për çka akuzohet.

I akuzuari Hoxha kërkoi që kushdo që e sheh seanca nga mediat të lajmërohen edhe palët tjera të dëmtuara dhe të sqarojnë situatën se si ka ndodhur kur ka kërkuar takim me në shtëpinë e personave qe e kanë demoluar lokalin e tij.

Gjithashtu në këtë seanca i akuzuari Hoxha i prezantuar me dy avokat dhe atë Florent Latifaj dhe Musa Konxhelin.

Lidhur me propozimin e avokatit Gent Gjini dhe Halili, gjykatësi i rastit Kujtim Krasniqi tha se gjatë administrimit të provave do të vendoset lidhur me atë se prova e marra përmes përgjimeve të shpallen si prova të pranueshme apo jo.

Më pas seanca i ndërpre për të vijuar me dëgjimin e dëshmitarëve të listuar si në aktakuzë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA