Agjencia Kosovare për Privatizim, në mëngjes, e zhvilloi një aksion të nxjerrjes së inventarit nga dega e Postës së Serbisë në Mitrovicë të Veriut.
Aksionin e Agjencisë e kishte siguruar Policia.
Në hyrje të degës së punës e cila më herët u mbyll nga AKP-ja, ishte vendosur një kamion në të cilin futej inventari i konfiskuar.
Kujtojmë se nëntë degët e Postës së Serbisë në veriun e Kosovës u mbyllën më 5 gusht.