1.7 C
Pristina
E premte, 22 Nëntor, 2024

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Aliu thotë se Kosova financon pjesën e vetë, “por nuk jemi lider të projektit”

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë një konference për media tha se hekurudha që lidh Prishtinën me Durrësin është 130 kilometra, raporton EO.

Aliu ka bërë të ditur se 30 prej tyre janë në pjesën e Kosovës dhe kryesisht në terren të rrafshët.

Ndërsa, 100 kilometrat tjera, ai tha se janë në territorin e Shqipërisë në territor malor

Ai po ashtu theksoi se kur është bërë marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë, Kosova është palë që financon pjesën e vetë, por jo të jetë lidere e projektit.

“Hekurudha Durrës-Prishtinë duhet ta kemi parasysh se duhet të ndërtohet një hekurudhë e re, e o rindërtim i hekurudhës së vjetër. Hekurudha e re është 130 kilometra, nga këto kilometra, 100 prej tyre janë në Republikën e Shqipërisë, këto 100 kilometra atje janë në territor malor, me shumë tunele e ura, ndërsa në pjesën tonë janë në terren rrafshi. Prandaj kur e kemi bërë marrëveshjen me Shqipërinë, ne jemi si palë e cila financon pjesën e vet, por nuk mundet me qenë lider i projektit”, tha ministri Aliu.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA