Protestojnë punëtorët e pastrimit, nuk lejohen të hyjnë në komunë

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” po protestojnë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për shpalljen e tenderit në vlerë prej 16,4 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që e çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit.

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, kanë tentuar të futën në objektin e Komunë, por nuk janë lejuar nga zyrtarët policor.

Ata kanë kërkuar që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, derisa dy përfaqësues të tyre kanë hyrë në sallë për t’i kërkuar kryesuesit të seancës që të marrin pjesë në mbledhjen ku po diskutohet për situatën e krijuar në NP “Pastrimi”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA