Një burrë dyshohet se është sulmuar me mjet të fortë nga dy persona në Mitrovicë të Jugut dy ditë më parë.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, Policia njoftoi se hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar.