Disa rajone të vendit mbesin pa rrymë, shkak reshjet e mbrëmshme

Për shkak të kushteve atmosferike që përfshinë Kosovën gjatë natës së kaluar, në disa rajone ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se disa dalje janë jashtë funksionit.

Ndërsa, Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura.

KEDS-i ka njoftuar se ka dërguar ekipet në terren për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

“Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA