Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kundërshtojnë vendimin e Komunës së Prishtinës

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Një ditë pas njoftimit të Komunës së Prishtinës për kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 llote, projekt me vlerë 16.5 milionë euro, u thirr seancë dëgjimore.

Ndonëse kryetari Përparim Rama mungoi, punëtorët e “Pastrimit” thanë se ky hap rrezikon ta çojë ndërmarrjen publike drejt falimentimit.

“Desha ta bëj një kërkesë dhe apel, ta keni parasysh jeni duke luajtur me ndjenjat e punëtorëve, nuk është e lehtë 900 të punësuar. Çështja e mbeturinave për një afat 10-vjeçar merr kahjen e duhur, keni parasysh 900 punëtorë nga dy anëtarë në familje i bie 1800 që mbesin pa bukë”, tha Sadat Rukovci, punëtor në KRM “Pastrimi”.

“Pikë së pari jemi qytetarë, pastaj punëtorë. Unë nuk kam pritur që mos me qenë përgjegjës ata që e kanë obligim institucion. Nuk është dashur nuk pasë luftë të ndodhin dukuri të tilla. Mirëpo, edhe pas lufte edhe me ligjin. Nëse këta dinë me dredhë, por si guxon të mos vijnë të japin përgjegjësi. Situata më e rënduar është regjioni i Prishtinës”, tha Gani Sopi, punëtor në KRM “Pastrimi”.

E sipas Leutrim Retkocerit nga PDK-ja, parti në opozitë në Prishtinë, mungesa e pushtetit lokal në diskutim tregon neglizhencë.

Edhe kryeshefi Ekzekutiv i “Pastrimit”, Petrit Reçica, në një reagim tha se komuna është duke rrezikuar qëndrueshmërinë e ndërmarrjes, duke rrezikuar t’i lërë 900 punëtorë pa paga.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA