Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta e ka mirëpritur deklaratën e kryeministrit, Edi Rama, i cili sot tha se po e mendojnë ndalimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.
“Si mami i dy djemve unë mbështes bllokimin kryeministër”, ka shkruar artistja në Instagram ku edhe ka shpërndarë deklaratën e kreut të shtetit.
Kjo deklaratë e Ramës vjen pas tragjedisë që ndodhi pak ditë më parë në një shkollë në Tiranë, ku 14-vjeçari, Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Lajmi i dhimbshëm ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.
LEXONI EDHE:
Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Po diskutojmë të mbyllim TikTok-un dhe Snapchatin