Kryeministri Edi Rama ka folur sot për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet dhe opsionet për mbylljen e disa rrjeteve sociale.
Rama theksoi se ne si qeveri jemi angazhuar prej kohës në hulumtimin e kësaj problematike, në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme.
Ai përmendi disa iniciativa të ngjashme në vende të ndryshme, por tha se problemi mbetet i hapur mungesa një sistemi për zbatimin e tyre.
“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga kjo vrasje. Tik-Tok dhe Snapchat thithin në labirintet e tyre çdo ditë fëmijët tanë. Kjo botë nuk ka asnjë filtër dhe stimul pozitiv. Të vërteta të thjeshta ku të gjithë si prindër biem dakord. Nuk është e thënë të biem dakord të gjithë si prindër apo si dëshmitarë ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte kaq sfiduese kur shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama sot në konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.