Jonida Maliqi ka shkuar ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ku ka ngritur një padi ndaj ish-bashkëshortit të saj, Gent Prizreni.
Ajo ka akuzuar Prizrenin për mosplotësimin e detyrimeve financiare për fëmijën e tyre.
Jonida është paraqitur në gjykatë e shoqëruar nga avokati i saj, por ka preferuar të mos bëjë asnjë koment lidhur me këtë veprim. Ndërkohë, Gent Prizreni ka reaguar menjëherë, duke publikuar faturat që thotë të jenë depozituar në llogarinë e Jonidës, duke e mohuar akuzën.