Kosovarët i preferojnë më shumë dasmat gjatë muajve të verës. Pasi që gjatë muajit gusht të këtij viti kishte numër më të madh të kurorëzimeve, krahasuar me muajin shtator. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit shtator në Kosovë u kurorëzuan 1 mijë e 312 çifte. E që krahasuar me muajin gusht, ka një rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për 38 për qind.
Por për dallim nga rënia e numrit të martesave, numri i shkurorëzimeve është rritur. Vetëm gjatë muajit shtator 152 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Krahasuar me muajin korrik të këtij viti, ka rritje të numrit të shkurorëzimeve për 12 për qind.
“Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin Shtator janë 1 312 raste, krahasuar me muajin Gusht kemi rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (- 38 %). Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Shtator janë 152 raste, krahasuar me muajin Korrik kemi rritjetë numrit të çifteve të shkurorëzuara për 12 %”, thuhet në raport.