KQZ-ja tregon se sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri tani

Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar, më 29 gusht dhe do të përfundojë, më 26 dhjetor 2024.

“Në bazë të të dhënave, deri 19 nëntor, përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org), janë pranuar rreth 18,670 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë miratuar 17,462 ndërsa 1,205 të tjera janë refuzuar”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar, duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Nga 17,462 aplikime të miratuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA