Projektligji mbi ndarjen buxhetore për 2025, shqyrtohet sot nga 4 komisione në Kuvend

Projektligji mbi ndarjen buxhetore pёr Buxhetin 2025, do tё shqyrtohet sot nga katёr komisione tё ndryshme, nё Kuvendin e Kosovёs.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton projektligjin e lartcekur, nga ora 09:30.

Duke filluar gjysmë ore më vonë, e njëjta do të bëhet edhe nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Nga ora 10:00, gjithashtu shqyrtimi i projektligjit do të bëhet edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtimin pritet ta bëjë nga ora 15:00.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA