4 C
Pristina
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Dy tentim vrasje dje, në Gjilan e Fushë-Kosovë

Dy tentim vrasje kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bresje të Fushë Kosovës është arrestuar një person, i cili kishte goditur me thikë një person tjetër.

“Bresje, Fushë Kosovë 13.11.2024-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e godit me mjet të mprehtë-thikë viktimën. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në komunën e Gjilanit një person mori po ashtu lëndime të rënda nga therja me thikë.

Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK.

“Rr. Isa Boletini, Gjilan 13.11.2024-20:21. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokuror”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se edhe një person është vet-dorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet që është përdorur në një rast të vrasjes në tentativë në Fushë Kosovë të ndodhur më 10 nëntor.

“Rr. Fehmi Lladrovci, Fushë Kosovë  10.11.2024 – 13:07. Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull kosovar është vet-dorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet që është përdorur në rast. Pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA