Përurohet objekti i urgjencës në Podujevë, kushtoi 1.7 milion euro

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Nga 2 dhjetori, llapjanët do të marrin shërbime në objektin e ri të Urgjencës, që u përurua të mërkurën.

Sipas premtimeve të kryeministrit, Albin Kurti gjatë fushatës elektorale, katër vjet më parë, në Podujevë duhej ndërtuar spital.

“Ka pesë vjet që pritet shiriti, por spitali nuk është askund, Podujeva s’ka spital të vet, t’mos ketë prerje shiritash pa spital”, tha Kurti.

Ndërkaq, në ceremoninë e përurimit të urgjencës spitali nuk u përmend vetëm se kryeministri tha që krahas llapjanëve, urgjenca do t’iu shërbejë edhe të tjerëve.

“Është një projekt me rëndësi madhore për Podujevën. Urgjenca e Podujevës jo vetëm që do t’iu shërbejë qytetarëve të saj, por edhe bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të Luginës, pasi pika kufitare është shumë afër”, shtoi Kurti.

Planet e vitit 2016 për ndërtimin e spitalit të Podujevës u anuluan më 20 mars me vendim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rekomandimeve të një grupi punues, i cili vlerësoi se në vend të spitalit të përgjithshëm qytetit i duhej një Poliklinike. Për finalizim të Poliklinikës më 14 gusht, qeveria kishte ndarë 1.7 milionë euro.

Po kaq kushtoi edhe Urgjenca vetëm se 600 mijë u investuan nga Komuna e Podujevës, kurse 1.1 milion nga organizata “Qatar Charity”.

“Ky investim dëshmon përkushtimin tonë për të sjellë shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët tanë të Podujevës. Ky objekt nuk është thjesht ndërtesë e re, por se në çdo rrethanë do t’i marrin shërbimet”, tha kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ndërtimi i kësaj Urgjence filloi në vitin 2022 dhe ka sipërfaqe prej 1 mijë e 600 metrash katrorë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA