Procedura e IVF-it pritet të fillojë në QKUK në fillim të dhjetorit

Përgatiti: Benita Zeneli

Procedura e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor e njohur si IVF pritet të funksionalizohet në dy javët e para të dhjetorit në Qendrën Klinike Universitare.

Kështu të paktën deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndonëse projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor që e mundëson IVF-in më shumë se 1 vit nuk po votohet në Kuvend, procedura sipas Vitisë do të mundësohet nën Udhëzimin Administrativ të ish-ministrit, Ferid Agani.

“Udhëzimi i lejon edhe ato që të tjerët po thonë se s’i lejon, por në anën tjetër nuk na mundëson monitorim dhe sanksionim qofshin ato publike apo private, për t’i sanksionuar për shkelje që mund të ndodhin”, tha Vitia.

Sipas ministrit, Klinika e Gjinekologjisë tashmë është pajisur me aparaturat e nevojshme, barnat që nevojiten janë futur në listën e barnave esenciale.

Gatishmërinë e Gjinekologjisë për këtë procedurë muajin e kaluar e konfirmuan për ATV-në nga reparti i infertilitetit.

Derisa fertilizimi in vitro deri më tani bëhej vetëm në klinika private, ofrimi i saj edhe në spital publik është mirëpritur.

“Është një lajm i mirë për qytetarët, pasi këtë shërbim kanë pasur mundësi ta marrin vetëm në klinika private dhe jashtë vendit. Në të vërtetë kjo ka pasur mundësi të bëhet shumë më herët, pasi udhëzimi nuk e përcakton IVF vetëm në klinika private”, tha Bujar Vitija, njohës i shëndetësisë.

Tutje, sipas ministrit të Shëndetësisë, dy seancat e para për IVF do të jenë falas, ndërsa të tjerat janë me çmime të volitshme.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA