Gjini: Energjia është në dorën e një mafie serioze në të cilën është përfshirë Qeveria

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në emisionin “CONTEXT” në ATV, duke folur për zhvillimet brenda kësaj qeverisjeje në fushën e energjisë, tha se situata është në dorën e një mafie serioze energjetike, në të cilën Qeveria është e përfshirë plotësisht.

“Me energjinë ka brutalizim, atëherë e dini çka ka ndodh me Nagip Krasniqin, me Martin Berishajn, besoni që krejt kanë me u lidhë, kjo është punë e një mafie serioze energjetike në të cilën me dy këmbët është kjo Qeveri, përndryshe nuk ia ba popullit të vet këto. Edhe Rregullatori i Energjisë është i emëruar prej Qeverisë, tash këta thonë parlamenti, në demokraci parlamentare, shumica parlamentare e voton Qeverinë nga radhët e veta, definitive është kjo. Shumica parlamentare është Qeveria, mos me ekzistu ajo shumicë parlamentare, nuk ekziston Qeveria. E lëre më që një grua e çuditshme i menaxhon krejt”, tha Gjini.

Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA