4.5 C
Pristina
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Dy nga katër personat e therur me thikë në Ferizaj, janë në mjekim intensiv

Përgatiti: Arton Hamiti

Dy nga katër personat e sulmuar me thikë të hënën në Ferizaj, janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare. Për shkak të plagëve të rënda, 10-vjeçarja dhe 29-vjeçari janë operuar dhe po qëndrojnë në mjekim intensiv.

“Në mjekim intensiv aktualisht janë të hospitalizuar një vajzë 10 vjeçe dhe një mashkull 29 vjeç, të dy për shkak të natyrës së lëndimit në plagë shpuese në regjionin e gjoksit, janë operuar në sallën operative, janë sjellë pra në mjekimin intensiv. Gjendja është stabile, ne jemi duke e monitoruar situatën. Janë të shtrirë në mjekim intensiv. Ende nuk dihet se kur do të dalin nga intensiva, pasi duhet të mbahet gjendja e tyre nën kontroll.. për në shtëpi është herët të japim përgjigje”, tha drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

Për sulmin me thikë ndaj katër personave në tri lokacione të ndryshme, tashmë një person është arrestuar dhe Prokuroria e Ferizajt është në fazën e hetimeve.

“Një person i dyshuar ka sulmuar me thikë katër persona, dy meshkuj dhe dy femra. Sulmi me thikë ka ndodhë në tri rrugë të ndryshme të qytetit të Ferizajt. Për këtë u arrestua F.I dhe prokuroria brenda afateve do të bëjë kërkesën për paraburgim. Aktualisht rasti është në fazën e hetimeve fillestare edhe kaq mund të tregojmë”, tha Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë në Ferizaj.

Fillimisht, Policia kishte arrestuar gabimisht një person tjetër, i cili më pas me aktvendim të prokurorit është liruar.

“Fillimisht ka qenë person i dyshuar për shkak që i është përshtatë profilit, rrethanave dhe ngjarjes, mirëpo më vonë është liruar dhe është ndaluar personi tjetër”, shtoi Baftiu.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari ka qenë i dënuar me burgim për vrasjen e një gruaje dhe siç mësohet nga burgu është liruar në shkurt të këtij viti. Sipas Policisë, dy viktimat e mitura janë të komunitetit ashkali, ndërsa njëri prej burrave të lënduar është shtetas i Shqipërisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA