FMN-ja parashikon rritje ekonomike në Kosovë për 4%

Përgatiti: Benita Zeneli

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se në Kosovë parashikojnë që të ketë rritje ekonomike për më shumë se 4 për qind në këtë vit.

Një rritje e ngjashme parashihet edhe për vitin e ardhshëm, derisa u vlerësua pozitive edhe rënia e inflacionit.

“Është pozitive por duke pasur parasysh elementet e ekonomisë së Kosovës ka të hyra doganore më shumë ka të hyra tatimore dhe e kanë rritë ekonominë. Por si shtyllë tjetër që ndikon në këtë rritje është shtylla e konsumit”, tha Jakup Bellaqa, ekonomist.

Andaj, shkaqet që kanë bërë që në vend të ketë rritje ekonomike po kritikohen nga ekonomistët.

“Na duhen vende të reja të punës dhe rritje e eksporteve të gjitha këto arrihen me stabilitet ekonomik, por kjo i mungon ekonomisë së vendit. fuqia blerëse është e goditur. Atë që e keni blerë para dy viteve me 100 euro s’mund ta blesh tani as me 200 euro. Në qoftë se kjo është ajo rritje besoj që. Kjo është një rritje më shumë inflatore sesa substanciale”, tha Safet Gërxhaliu, ekonomist.

Ndërkohë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës inflacioni është 0,4% më i lartë në muajin tetor 2024, krahasuar me muajin tetor 2023, derisa Inflacioni mujor ishte 0,2% në muajin tetor 2024.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA