Në sheshin e Prishtinës të martën janë vendosur posterë me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) , Donald Trump, dhe ish-emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, raporton KP.
Mbishkrimi në fotografinë e Trumpit dhe Grenellit është “Bëjeni Kosovën të madhe sërish”.
Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente e Amerikës , dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.