Begaj takon Kamberin: E sigurova se Shqipëria mbështet çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi, Shaip Kamberi.

Përmes një njoftimi në Facebook, Begaj ka bërë të ditur se me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.

‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi. Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë’’, ka shkruar ai.

Tutje, Begaj ka thënë se e ka siguruar Kmberin se institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA