Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si shembull negativ për qytetarët dhe shkelje të obligimeve ligjore.
Hoti tha se sjellja e kryeministrit ndaj ftesës së prokurorisë është e papranueshme dhe dëmton besimin në sistemin e drejtësisë.
“Mendoj që është shembulli më i keq që mund të japë një kryeministër i vendit. Ai ka obligim ligjor të përgjigjet në ftesat e organeve të drejtësisë. Nuk është çështje e vullnetit të tij apo dakordimit të dy palëve”, tha Hoti.
Ai shtoi se respektimi i institucioneve të drejtësisë është detyrë e të gjithëve dhe modeli që jep kryeministri është vendimtar për kulturën ligjore në vend.
Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: