“3 vite i kam mësu vetëm ligjet dhe gjuhen, më pas jam punësuar”, mërgimtari rrëfen sfidat e para pas shkuarjes në Suedi 30 vite më parë

Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Në këtë emision, vend të veçantë zënë mërgimtarët, të cilët bëjnë rrëfimet e tyre të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar.

Mbrëmë, në emisionin “n’mal An’det”, ATV transmetoi një bisedë me Hysen Aliun, mërgimtarin nga Medvegja, i cili jeton dhe vepron në Suedi tash e 30 vite.

Në vitin 1982, nga Medvegja erdhi për të studiuar në Kosovë, ndërsa 10 vite më vonë, Hysen Aliu mori drejt kurbetit.

Shteti i Suedisë për të u bë vend i së ardhmes.

“Është mirë të theksohet se kam pasur fatin ta zgjedh një shtet që është vend demokratik në Evropë dhe ajo është Suedia. Është një ndër shtetet që gjithmonë punojnë për integrimin e të huajve dhe neve na u ka ofrua çdo gjë që të kemi mundësi të integrohemi. Tri vitet e para unë jam orientuar në mësimin e ligjeve të atij shteti dhe gjuha natyrisht, sepse gjuha është një themel i parë për me u futë në tregun e punës, shkaku që duhet të kesh komunikim, të dish shkrim e lexim për me pasë mundësi edhe me u futë në punë. Pas tri viteve kam kërkuar punë, e kam marrë punën dhe nga ajo ditë unë jam i punësuar edhe sot pa kurrfarë problemi dhe jam i integruar pothuajse krejtësisht, mirëpo gjithmonë me mendje në Kosovë”, rrëfen Aliun. /atvlive.tv

Bisedën e tij të plotë me ATV-në e gjeni në videon më poshtë:

Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA