
Xhudisti kosovar Gashi ka fituar medaljen e bronztë në garën evropiane, pas një rrugëtimi me disa fitore të rëndësishme dhe një triumfi në përballjen vendimtare ndaj garuesit serb, Luka Dangubiq.
Gashi e nisi garën në mënyrë të shkëlqyer, duke mposhtur fillimisht grekun Nikolaos Tosounidis me Ippon.
Reklamë
Të njëjtën mënyrë fitoreje kosovari e arriti edhe në dy përballjet e radhës, ndaj italianit Francesco Robert Di Benedetto dhe izraelitit Ariel Yehuda Cohen, duke regjistruar tri fitore radhazi.
Megjithatë, në çerekfinale ai u ndal nga moldavi Vladislav Moga, duke u detyruar të vazhdonte garën përmes repasazhit.
Por kjo humbje nuk e ndali kosovarin në synimin për të fituar një medalje. Në repasazh, Gashi triumfoi me Ippon ndaj garuesit vendas Anastasios Kiourtzidis, duke siguruar kualifikimin në përballjen për medaljen e bronztë.
Në duelin vendimtar, Gashi u përball me serbin Luka Dangubiq, ndaj të cilit arriti të fitojë me Yuko.
Me këtë triumf, xhudisti kosovar siguroi vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në këtë garë evropiane, duke e përmbyllur me sukses paraqitjen e tij.
Reklamë







