10.1 C
Pristina
Sunday, January 25, 2026

Drita fituese e Superkupës së Kosovës-Fiton me përmbysje ndaj Prishtinës

Kampioni aktual Drita fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll,ku në finalen e zhvilluar në Antalya të Turqisë mundi skuadrën e Prishtinës me rezultat 2:1.

Ndeshja nisi mirë për kryeqytetasit të cilët kaluan në epërsi përmes Leutrim Kryeziut në 1:0,kur po zhvillohej minuta e 8-të e takimit.

Gjilanasit u hodhën në sulm pas pësimit të golit,ku në minutën e 38-të Drita fitoi 11 metërsh të cilën në gol e konkretizoi Besnik Krasniqi në 1:1.

Në fund të pjesës së parë Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë,kjo pasi Harun Karic u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Dritën të cilët realizuan në minutën e 50-të,ku Kristal Abazaj shënoi për 2:1.

Deri në fund Prishtina u mundua të realizonte golin e barazimit për ta dërguar ndeshjen në vazhdime,por në fund ata që festuan ishin futbollistët e Dritës që në fund iu gëzuan triumfit në Superkupën e Kosovës.

Ky ishte triumfi i tretë në histori të Superkupës së Kosovës për Dritën në histori të klubit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA