Gjithkush nervozohet ose shqetësohet herë pas here. Për shembull kur flet në publik ose kur kalon vështirësi financiare.
Sidoqoftë, për disa njerëz ankthi bëhet aq i shpeshtë ose aq i fuqishëm sa që fillon të marrë përsipër jetën e tyre.
Si mund të dini nëse ankthi juaj i përditshëm ka kaluar ‘kufirin’ duke kaluar në një çrregullim? Nuk është e lehtë.
Ankthi vjen në forma të ndryshme – si sulme paniku, fobi dhe ankth shoqëror – dhe dallimi në mes të një diagnoze zyrtare dhe ankthit “normal” nuk është gjithmonë i qartë.
Nëse ju përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme në baza të rregullta, mund të shkoni të bisedoni me mjekun tuaj:
- Shqetësim i tepruar
- Probleme me gjumin
- Frika të paarsyeshme
- Tension i muskujve
- Probleme me tretjen në mënyrë kronike
- Nervozizëm para ose gjatë një paraqitje para një auditori
- Ankth në prani të miqve
- Panik
- Parafytyrimet (shqetësime nga e kaluara)
- Probleme me perfeksionimin
- Sjellje të pandreqshme (maniak, fiksues)Vetë-dyshim







