10 C
Pristina
Thursday, April 23, 2026

Zhdukja e Bajram Gashit në Kroaci, autoritetet kroate: Po merren masa dhe veprime për të gjetur personin

Bajram Gashi, me prejardhje nga Kosova dhe me vendbanim në Rijekë të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Loshinjit duke alarmuar autoritetet lokale atje.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje tek autoritetet lokale në Kroaci të cilët kanë konfirmuar se veprimet për gjetjen e Gashit janë në vazhdim.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se më 20 prill, policia në Mali Losinj mori një raport nga një shtetas kroat në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tij, një shtetasi 62-vjeçar të Kosovës, i cili kishte qenë për vizitë tek ata më 14 prill. Si rrjedhojë, dje, zhdukja e shtetasit 62-vjeçar të Kosovës u njoftua në sistemin NENO të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kroacisë, dhe po merren masa dhe veprime për të gjetur personin e lartpërmendur”, thuhet në përgjigjje zyrtare.

KlanKosova.tv, ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk ka marrë përgjigjje deri në publikimin e këtij artikulli

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA