Zendaya solli stilin e saj të zakonshëm elegant në tapetin e kuq, por duket se fansat ishin më shumë të interesuar për unazën e madhe të diamantit në dorën e saj të majtë, sesa për fustanin e saj ngjyrë portokalli.
Ylli i Challengers kishte unazën, duke ndezur spekulimet se mund të ishte një shenjë e fejesës të saj.
28-vjeçarja ka qenë në një lidhje me aktorin e Spider-Man, Tom Holland, për katër vitet e fundit.
Fansat filluan menjëherë të spekulonin për një fejesë të mundshme, por një përdorues në X theksoi: “Ata janë shumë të kujdesshëm për marrëdhënien e tyre, prandaj a do ta mbante ajo unazën në tapetin e kuq?”.
Sidoqoftë, pas shumë vitesh thashetheme dhe spekulimesh, ata konfirmuan lidhjen e tyre në shtator 2021./ NO FILT