Xhelal Sveçla dhe Gazmend Hoxha dalin në vendin ku ndodhi shpërthimi në Ibër-Lepenc

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë vizituar vendin e ngjarjes pranë zonës ku ndodhi shpërthimi në gypin kryesor të Ibër-Lepencit.

Ata kanë parë nga afër situatën për të vlerësuar pasojat dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme. Pamjet nga vizita e tyre janë publikuar nga TV Dukagjini.

ATV, po sahtu mëson se njësi policore të pajisura me armë të gjata janë parë duke patrulluar dhe monitoruar situatën, ndërsa zona mbetet e blinduar për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Shpërthimi ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të rëndësishme, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë dhe deri te Korporata Energjetike e Kosovës. Ndërkohë, ekipet teknike të ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc po punojnë për të ndaluar rrjedhjen e ujit që po shkakton dëme të mëdha.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit janë duke vazhduar. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA