Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur të premten në Podujevë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi dhe 19-Qershori” në ora 19:45.
“ Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.
Policia njofton se janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet.