Shtatë persona arrestuar dje në Lipjan, pasi që dyshohet se janë rrahur mes veti, njoftoi Policia e Kosovës.
Në raportin e Policisë, thuhet se shkak për ketë përleshje fizike ishte një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale.
Tutje, Policia njoftoi se gjatë rrahjes është përdorur edhe një thikë dhe për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.
“Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në raportin e Policisë.