spot_imgspot_img
spot_img

Vrasja e gjyqtarit, Rama: Ngushëllime familjes, agresori do ta marrë përgjigjen më ekstreme ligjore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shprehur ngushëllime familjes së gjykatësit Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit nga autori i identifikuar si Elvis Shkëmbi në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Rama tha se “agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.”.

“Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në reagimin e tij.

Kryeministri shqiptar foli për ashpërsimin e dënimit për armëmbajtje pa leje.

“Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!”.

“Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, thuhet në reagimin e Ramës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA