Vija ndarëse (mes) interesit publik dhe privatësisë!

Në epokën e rrjeteve sociale, thuajse çdo figurë publike është nën vëzhgim të vazhdueshëm. Ndjekësit kërkojnë detaje nga jeta e tyre private, ndërsa mediat thuhet se shpesh kalojnë kufirin etik për të siguruar lajme ekskluzive.

Si qëndron balancimi i jetës publike dhe private, dhe a cenohet privatësia e personaliteteve publike ishte tema që u trajtua të hënën në emisionin “Libero me Resul Sinanin” në ATV, me të ftuarit e fushës!

Drejtori për Mbrojtjen e të Dhënave në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, Arbian Arifi tha se privatësia në Kosovë rrezikohet prej çdo institucioni apo media sociale që i ka të dhënat e tona.

“Privatësia në Kosovë rrezikohet prej çdo institucioni që ka të dhënat tona personale, për shkak se ne jemi të vetëdijshëm që ne japim të dhënat tona personale në çdo institucion publik dhe privat ose biznese private. Nëse bëjmë porosi online, të një produkti, ne japim të dhënat tona personale ato mund të shkelën në çdo institucion që i ka këto të dhëna”, u shpreh ai.

Për avokaten Adelina Hoxha nëse një individ zgjedh të shpalos privatësinë para opinionit publik, ajo më nuk është privatësi.

Unë privatësinë e shoh si vullnet të vetë individit për ta mbajtur apo jo një çështje në privatësi. Nëse unë një jetë private dua me shpalos para publikut, ajo nuk është më privatësi dhe nuk kam të drejtën ta kërkoj që të më konsiderohet si privatësi nga dikush tjetër, sepse vetë e kam shpalosur”, tha Hoxha.

Mes tjerash, u diskutua edhe për cenimin e privatësisë së figurave publike, për të cilën gazetarja Anjeza Gubetini tha se privatësia e tyre shpesh shkelet.

“Fytyrat publike nuk i lënë rahat… Kemi pasur raste të fundit ku i ndjekin për të parë çfarë po bëjnë, për të nxjerrë rubrika, për të shkuar pak viral, kështu që mendoj që fytyrat publike janë shumë të rrezikuara prej gazetarëve”, tha ajo.

Në anën tjetër, gazetari Rid Berisha pati një mendim ndryshe, duke deklaruar se mediat në Kosovë janë ato që më së paku rrezikojnë fytyrat publike. Sipas tij, shumë personazhe e ekspozojnë privatësinë e tyre për të fituar vëmendje.

“Më së paku, mediat në Kosovë kanë një qasje për shkak të kapacitetit financiar për t’i përcjellë njerëzit publik… prodhojnë vetë skandale… në gjykimin tim, më krijohet dyshimi që ata vetë i bëjnë për t’u medializuar” ,tha Berisha.

Vlen të theksohet se shkelja e privatësisë dhe e të dhënave personale mund të ketë pasoja ligjore në Kosovë. Përveç ankesave administrative, individët kanë të drejtën të ndjekin rrugët ligjore për të kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga këto shkelje.

Për të ndjekur emisionin e plotë klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA