-0.4 C
Pristina
Thursday, December 11, 2025

VIDEO/ 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian: Hera e fundit që pashë nënën time ishte nën rrënoja

Momente emocionuese u regjistruan në Parlamentin Evropian, ku një 11-vjeçar nga Ukraina, Roman Oleksiv, rrëfeu historinë e tij tragjike nga lufta. Fjalët e tij prekëse bënë që edhe interpretuesja të ndalej për disa sekonda, e pushtuar nga lotët.

Romani humbi nënën e tij gjatë një bombardimi në korrik të vitit 2022, ndërsa vetë kaloi më shumë se 100 ditë në terapi intensive dhe iu nënshtrua mbi 35 operacioneve për t’u rikuperuar nga plagët dhe djegiet e rënda.

Rrëfimi që ngriti në këmbë eurodeputetët
Gjatë prezantimit të një dokumentari për fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë, i mituri tregoi momentet e fundit me nënën e tij: “Isha me mamin në spital kur ra bomba. Ajo ishte hera e fundit që e pashë. E pashë nën rrënoja, pashë flokët e saj dhe i thashë lamtumirë.”

Në sallë ra heshtje, ndërsa interpretuesja u ndal nga emocionet dhe nuk mundi të vijonte për disa çaste. Me ndihmën e një kolegeje, Romani vazhdoi: “Qëndrova mbi 100 ditë në terapi intensive. Bëra 35 operacione. Ende kam rrugë për t’u shëruar.”

Në fund të fjalës së tij, eurodeputetët e duartrokitën gjatë, ndërsa ai përcolli mesazhin e tij të fortë: “Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Mos u dorëzoni dhe vazhdoni të mbështesni Ukrainën dhe fëmijët e saj.”

“Romchyk”, Historia që u bë film
Tragjedia e Romanit ka frymëzuar një film të shkurtër me titull “Romchyk”, i cili tregon rrugëtimin e tij të mbijetesës dhe ëndrrën për t’u bërë kërcimtar.

Romani dhe nëna e tij ishin në një klinikë në Vinica, kur raketa goditi ndërtesën dhe vrau 26 persona, mes tyre edhe Halinën, nënën e tij. Djali u dërgua me urgjencë jashtë Ukrainës për trajtim të specializuar, falë një programi evakuimi të Bashkimit Evropian dhe OBSH-së.

Në Gjermani, mjekët luftuan për t’i shpëtuar jetën. “Në fillim nuk dija ku isha,” kujton ai. “Pastaj pashë fashat dhe më erdhën ndërmend të gjitha.”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA