Një person është vet plagosur në Drenas. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë, raporton Ekonomia Online.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rrethana të paqarta. Kurse, i lënduari është dërguar në QKUK.
“PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE- Gllogoc / 24.11.2024 – 20:48. Një mashkull kosovar (m/k) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohet se në rrethana të paqarta është vet-plagosur në këmbë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes (në veturë) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti në hetime.”, thuhet në raport.