Vërejtjet në paketat e cigareve për rreziqet nga duhanpirja pritet të rrisin ndërgjegjësimin për moskonsumim

Përgatiti: Benita Zeneli

Që nga muaji shtator të gjitha pakot e cigareve kanë fotografi në formë vërejtjeje për pasojat shëndetësore që mund të shkaktojë duhanpirja.

Ndërkaq pakot pa fotografi lejohen për shitje vetëm deri në mars 2025.

Sipas të dhënave të Doganës, vendosja e vërejtjes ka ndikuar edhe në import.

Ndonëse në 8 muajt e parë të këtij viti importi për cigare ishte më i lartë se vitin e shkuar, në muajin shtator e tetor 2024 kur hyri në fuqi udhëzimi administrativ, janë importuar gati dyfish më pak cigare në raport me vitin e shkuar.

“Nëse bazohemi në përvojën e vendeve të ndryshme kjo ka efekte pozitive fillimisht në vetëdijesimin për efektet negative, gjithashtu llogaritet që edhe personat që nuk e konsumojnë të mos nisin ta pinë duhanin dhe i rrit përpjekjet e duhanpirësve ta lënë duhanin”, tha Naim Telaku, psikolog.

Sipas Udhëzimit Administrativ, vërejtja e kombinuar duhet të mbulojë 65% të sipërfaqes së dukshme të anës së përparme dhe po aq në pjesën e pasme të paketimit.

“Përveç vërejtjeve me fotografi i heqin edhe të gjitha elementet e tjera reklamuese që mund ti përdor kompania e duhanit. D.m.th. ngjyrat e paketimit të jenë të njëjta, madhësia, shkronjat të njëjta”, tha Shkumbin Spahiu nga Qendra për Avokim dhe Zhvillim në Kosovë.

E për të mbrojtur edhe shëndetin publik kërkohet që edhe masat të tjera në raport me duhanpirjen të ashpërsohen.

“Duhet aplikuar një sërë masash, dhe secila masë pa një akcizë të duhanit në nivelin e duhur, do të ketë impakt më të vogël sesa pot ë ishte edhe akciza më e larte. Nëse sivjet e kemi 53 e vitin tjetër 55, nuk ndikon te konsumatori pasi ka ngritje diku për një pako 10,20 centë. Ndërkohë ngritja më e madhe, si psh 50 centë apo 1 euro ato atëherë kanë ndikim te konsumatori”, tha Spahiu.

Direktiva e Bashkimit Evropian parasheh që akciza për 1000 copë cigare të jetë së paku 90 euro. Ndërkaq në Kosovë akciza për 1 mijë copë cigare është vetëm 55 euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA