Një prej emrave të njohur në botën e gazetarisë kosovare, Zijadin Gashi është ndarë nga jeta.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Gashi ishte diagnostikuar me tumor në tru, në korrik të këtij viti.
Ndërkohë, familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në Prishtinë.
“Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot me datë 3.12.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë, Zijadin Gashi.
Varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në kohën e Ikindisë, ora 14:00.
Babin do ta kujtojmë përherë me krenari për mirësinë e dashurinë e madhe që na dha!” – ka shkruar vajza e tij, Vesa.
Zijadin Gashi ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, kurse edhe pas çlirimit punoi në disa prej mediumeve të shkruara e elektronike në Kosovë.
Së fundmi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka ndarë mirënjohje për Gashin, pikërisht për kontributin e dhënë në gazetari, gjatë periudhave të vështira të Kosovës.