Vazhdojnë reagimet për tre malazezët që u arrestuan në Deçan

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Rajko Krivokapiqi, Marinko Jovanoviq dhe Dragutin Llallatoviq po e kryejnë ditën e tretë të paraburgimit në Kosovë.

Por, për tre malazezët që u arrestuan në Deçan, pasi mbanin në veturë thirrjen “Kosova është Serbi”, në Malin e Zi, po vazhdojnë reagimet.

I fundit, u deklarua ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapovic.

“Kjo mund të ketë qenë praktikë edhe në periudhën e kaluar, por sa jam ministër e Mbrojtjes nuk do ta lejoj një gjë të tillë. Ata janë pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të Ushtrisë së Malit të Zi”, deklaroi Krapovic.

Qasja e këtij dhe zyrtarëve të tjerë kundër këtij arrestimi, po kritikohet nga deputeti shqiptar në parlamentin e malit të Zi, Nikollë Camaj.

“Ka pasur reagime të paarsyeshme. Për faktin se ishin pjesë e armatës malazeze. Por, reagimet nuk na shqetësojnë sepse vijnë nga njerëz të cilët arsyetojnë arrestimet që bëhen në Beograd për shkak se dikush e bën shqiponjën me duar në Beograd”, tha Camaj.

Megjithatë, kjo situatë, sipas Camajt, nuk do të ndikojë në raportet mes dy shteteve.

“Mendoj dhe besoj se shtetet do ta gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Nuk do ketë problem. Por për shkak se kemi demokraci të brishtë, për shkak të përzierjes në punë të brendshme dhe pretendimeve që shprehen haptas kundër Kosovës, mendoj se reagimi i Kosovës ishte i drejtë. Besoj se do të gjendet rruga për ruajtjen e rrugës së drejtë”, tha Camaj.

Tre të rinjtë malazezë, dy prej të cilëve janë pjesë e ushtrisë, u arrestuan të hënën në Deçan në afërsi të Manastirit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA