Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ushtria amerikane dhe FSK kryejnë ushtrime luftarake në Gjermani

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ushtria amerikane dhe FSK kryejnë ushtrime luftarake në Gjermani
Kosovo Soldiers engage with U.S. Soldiers assigned to Joint Multinational Readiness Center’s 1st Battalion, 4th Infantry Regiment, known as the opposition forces, at Hohenfels Training Area, during Saber Junction 26, Sep. 3, 2026. 7th Army Training Command provides a unique environment in Europe to develop leaders and formations who are prepared for large-scale combat operations, improving readiness. (U.S. Army photo by Cpl. Thomas Dixon)

Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani.

Në njoftim thuhet se, kjo stërvitje u mundësoi forcave aleate dhe partnere përvojë reale në terren, përcjell Gazeta Express.

Reklamë

‘‘Stërvitja forcë kundër forcës mes ushtarëve të Kosovës dhe Batalionit të Parë, Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë (OPFOR), të Qendrës së Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë, e solli përballjen në terren gjatë stërvitjes “Saber Junction 26”, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani. Kjo stërvitje u mundësoi forcave aleate dhe partnere përvojë reale në terren, duke forcuar aftësinë për t’u përshtatur dhe aftësitë luftarake nën presion’’, thuhet në njoftim.

Këtë njoftim të ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë, e ka ndarë edhe FSK’ja në profilin zyrtar të saj.

Reklamë