Udhëheqësi i Departamentit për hetimin e Krimeve të Luftës, në Prokurorinë Speciale, po realizon vizitë zyrtare në Kolumbi

Me ftesë të Prokurorit të Shtetit të Kolumbisë, Prokurori Special nga Prokuroria Speciale, z. Ilir Morina, në cilësinë e Udhëheqësit të Departamentit për hetimin e krimeve të luftës, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temën: “Parandalimi i dhunës seksuale në konfliktet e armatosura”, e cila u mbajt ne Bogota të Kolumbisë.

Qëllimi i vizitës zyrtare ishte shkëmbimi i përvojave në mes të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Kolumbisë, ne trajtimin e rasteve te dhunës seksuale si krim i luftës.

Në fjalën e tij në këtë konferencë, prokurori Morina, mes tjerash potencoi se duhet kujtuar se krimet e luftës nuk janë thjesht një çështje ligjore, ato janë një shkelje e rëndë e moralit dhe të drejtave të njeriut, duke prekur thellë shpirtin e komuniteteve të prekura dhe duke lënë plagë që do të ndjehen për shumë kohë tek shumë njerëz.

Gjatë realizimit të kësaj vizite zyrtare, prokurori Morina u takua me ish -Presidentin e Kolumbisë, z. Juan Manuel Santos, dhe me Drejtorin e Prokurorisë së Posaçme për Krime Lufte, z. Giovanni Alvarez.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA